RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Rritja e tarifave të energjisë, goditje për qytetarët dhe pasurim për klikën e Kurtit

nga Kaltrina Berila23 mars 2025
Haradinaj: Rritja e tarifave të energjisë, goditje për qytetarët dhe pasurim për klikën e Kurtit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin aktual Albin Kurti se e ka shkatërruar sektorin e energjisë me “vendimet e papërgjegjshme”.

Ai ka shtuar se Kurti “me krenari” e ka anuluar kontratën për ndërtimin e termocentralit të ri.

“Albin Kurti e shkatërroi sektorin e energjisë me vendimet e tij të papërgjegjshme. Me krenari e pati anuluar kontratën për ndërtimin e termocentralit të ri, duke i humbur Kosovës 21 milionë euro dëm në arbitrazh. E ndaloi gazsjellësin amerikan dhe çdo investim strategjik, duke e lënë vendin pa asnjë alternativë të sigurt dhe afatgjatë për energjinë. Përfitues të kësaj politike të qëllimshme janë vetëm tregtarët e energjisë dhe klika e tij politike – ndërsa humbësi i vetëm është qytetari i Kosovës!”, ka thënë Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”.

Ai ka thënë se Qeveria e ka goditur qytetarin me rritjen e çmimit të rrymës.

“Sot, përballë krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve të çdo produkti jetik, Qeveria e godet edhe një herë qytetarin me rritjen e çmimit të rrymës. Paralajmërimi i ZRrE-së për shtrenjtim prej 15% nga 1 prilli është një goditje e rëndë për mirëqenien e familjeve kosovare dhe për ekonominë e vendit. Kjo qeveri është e paaftë dhe e rrezikshme. Prandaj Kosova ka nevojë për një udhëheqje që i mbron qytetarët, e jo që i dëmton ata”, ka thënë ai./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →