Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Haradinaj shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës

nga B.K3 prill 2023
​Haradinaj shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, në seli të Aleancës, ka shtruar iftar për myftiun Naim Tërnava së bashku me bashkëpunëtorë nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Haradinaj tha se harmonia dhe solidariteti në rrugën drejt qëllimeve të përbashkëta, janë vlerë e madhe e jona që e kanë lakmi edhe popujt me demokracitë më të avacnuara.

“Si vazhdimësi e pritjeve tradicionale në muajin e shenjtë të Ramazanit, sonte, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e patëm për nder të shtrojmë iftar për Myftiun Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë nga Bashkësia Islame e Kosovës. Harmonia dhe solidariteti në rrugën drejt qëllimeve të përbashkëta, janë vlerë e madhe e jona që e kanë lakmi edhe popujt me demokracitë më të avacnuara. Shpreha mirënjohjen time për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame në Kosovë në të gjitha etapat drejt lirisë, pavarësisë̈ dhe shtetndërtimit. Me urimin që të jemi bashkë si gjithmonë në kultivimin e vlerave tona të përhershme, u dëshirova agjërim të lehtë dhe të pranuar në ditët e mbetura të Ramazani”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →