Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi shtron iftar për Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij në BIK

nga B G29 mars 2024
Krasniqi shtron iftar për Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij në BIK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shtruar sonte iftar për Myftiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), në shenjë nderimi dhe respekti për muajin e Ramazanit.

“Vlerat që përfaqëson ky muaj, si durimi, solidariteti, respekti dhe uniteti, janë vlera të cilat duhet t’i çmojmë dhe për të cilat kemi shumë nevojë sot si individë e si shoqëri. Të mbështesim njëri-tjetrin në rrugë e punë të drejta dhe të frytshme. Agjërim të lehtë gjithësecilit në këtë pjesë të mbetur të Ramazanit!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →