RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj viziton familjen e ministres Gërvalla

nga E.Bullaku3 qershor 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në Dubovik të Deçanit nderoi heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe nënën Ajshe, për të vazhduar në vizitë në familje te Hysen Gërvalla, vëllai i heronjve.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Haradinaj tha se Hysen Gërvalla barti mbi supe barrën e rëndë të familjeve atdhetare shqiptare, persekutimin, burgosjen e vrasjen e vëllezërve, por mbeti deri sot shembull i rezistencës.


Gjithashtu në Drenoc, Haradinaj nderoi dëshmorët e kombit Selmon Dukaj, Ahmet Baqaj dhe Rexhep Mazrekaj, e në Irzniq Dëshmorin e Kombit Altin Haskaj, në 24-vjetorin e rënies.
“Respekti për ata që shkruan histori me sakrificën e gjakun e tyre është i përjetshëm”, shkroi Haradinaj./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →