Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj viziton policin e plagosur mbrëmë në Zveçan

nga Kaltrina Berila9 dhjetor 2022
Haradinaj viziton policin e plagosur mbrëmë në Zveçan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot policin që mbrëmë u plagos në Zveçan.
Ai i ka uruar atij shërim të shpejtë dhe ka kërkuar që ata që përballen me Policinë e Kosovës të japin llogari para drejtësisë.
“Falënderues ndaj gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj Atdheut, në këtë situatë të brishtë në veri të vendit. Policit të plagosur, Ekrem Neziri, i urova shërim të shpejtë. Falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij. Kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të japë llogari para Drejtësisë!”, ka shkruaj Haradinaj në “Facebook”.
Nezirin sot e vizitoi edhe Kryeministri Albin Kurti, i cili tha se me të këtillë zyrtarë mbahet shteti, ndërsa kriminelët do të ndiqen e dënohen.
Pjesëtari i Policisë së Kosovës që është plagosur mbrëmë në veri po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është jashtë rrezikut për jetë dhe sipas drejtorit të Klinikës Torakale, Nazmi Kolgeci ai pritet të lirohet pas dy ditëve./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →