Krasniqi viziton policin e plagosur: Mirënjohës dhe falënderues
(Lajm i përditësuar)
Krasniqi viziton policin e plagosur: Mirënjohës dhe falënderues
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar policin e plagosur në veri, Alban Rashiti, duke thënë se vullneti dhe vendosmëria e tij për të shërbyer e konfirmon besimin se “Kosova ka ndërtuar institucione të shkëlqyeshme të sigurisë”.
Tutje Krasniqi ka thënë se është mirënjohës dhe falënderues për policin e plagosur dhe për pjesëtarët e Policisë “të cilët gjithmonë janë në shërbim të Republikës së Kosovës”.
Haradinaj viziton policin e plagosur: Dita e sotme na dëshmon sa me rëndësi është të jemi bashkë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar në QKUK policin e plagosur nga aksioni në parandalimin e sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Pas vizitës, ai ka deklaruar se është e qartë se ky është një sulm i pastër terrorist.
”Po shihet që është një sulm i pastër terrorist. Dita e sotme në dëshmon sa me rëndësi është të jemi bashkë të gjithë si me aleatët ashtu edhe me tonët. Nuk mbështesim njeri, por vendin tonë”, u shpreh Haradinaj./21Media











