Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haxhiu: Deri tash asnjë parti nga opozita nuk është pajtuar ta rrëzojmë Qeverinë Hoti

nga E.Bullaku8 gusht 2020

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti. Shkak sipas kreut të grupit parlamentar të LVV, është keqqeverisja dhe situata e rënduar e pandemisë. Ndërkohë që ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri tash asnjë parti nga opozita nuk është pajtuar që ta rrëzojnë qeverinë e Hotit.

Haxhiu ka thënë tutje se u duhen të paktën 9 që ajo të dërgohet në Parlament e më pas 61 për ta kaluar.

Sipas saj, sfida më e madhe për LVV është mbledhja e 9 të parave.

Për ta bërë një mocion formalisht na duhen 40 vota ndërkohë që grupi jonë i ka të paktën 31 deputetë ndaj na duhen edhe 9. Më pas na duhen 61 për ta kaluar në Parlamentin e Kosovës. Ne po komunikojmë me parti të tjera parlamentare në opozitë apo në pushtet ku i kemi dërguar dhe një listë me pikat e këtij mocioni dhe i kemi ftuar nëse duan të kontribuojnë në këtë lëvizje apo të bëhen pjesë e saj. Deri më tani nuk është pajtuar ndonjë. Sfida më e madhe tani është mbledhja e 9 votave, më pas kur të shkojë në Kuvend situata do të jetë në favorin e këtij mocioni”, ka theksuar Haxhiu në OraNews.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →