RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haxhiu i reagon Deliut: Më paska paditur për të vërtetën, shumë mirë

nga Venera Grabanica8 shtator 2023
Haxhiu i reagon Deliut: Më paska paditur për të vërtetën, shumë mirë

(Lajm i përditësuar)

Haxhiu i reagon Deliut: Më paska paditur për të vërtetën, shumë mirë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, lajmëroi se e ka paditur atë për shpifje.

Në një postim në Facebok Haxhiu ka theksuar se do të publikojë raportin financiar që sipas saj dëshmon se Deliu-Kodra edhe pse ka munguar në mbledhje të komisionit, është paguar.

“Për çfarë më paska paditur deputetja Blerta Deliu Kodra? Për të vërtetën? Shumë mirë. Ne do ta bëjmë publik raportin financiar i cili dëshmon që e njëjta ndonëse nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve te Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ishte paguar për këtë në mënyrë të paligjshme”, ka thënë ajo.


Blerta Deliu e padit ministren Haxhiu për shpifje: Shihemi në gjykatë Albulenë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka bërë të ditur se në Gjykatë sot ka dorëzuar padi për shpifje ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në një postim në Facebook, Deliu Kodra ka treguar se këtë e ka bërë pasi pa deklaratave që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bëri dy ditë më parë.

“Zoja Deliu Kodra s’ka qare pa i kthy paret”, kishte thënë ndër të tjera Ministrja Haxhiu në një intervistë televizive.

E deputetja e PDK-së ka thënë se “tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon”.

“Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi. Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar.
Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti. Shihemi në gjykatë, Albulenë!”, ka shkruar në kundërpërgjigjen e saj deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-kodra./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →