Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haziri i kërkon Kurtit ta heqë taksën

nga RTV2120 shkurt 2020

Haziri: Vendimet e vështira e bëjnë një lider të suksesshëm

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti heqjen e taksës dhe vendosjen e masës së reciprocitetit. Haziri përmes një shkrimi në Twitter u shpreh se vendimet e vështira e bëjnë një lider të suksesshëm.

“Vendimet e vështira e bëjnë një lider të suksesshëm. Jo gjithmonë vendime të drejta për të tashmen, por janë të domosdoshme për të ardhmen. Koha për ta hequr taksën! Vlerësimet e reciprocitetit shkojnë paralelisht. Koha për vendime të vështira, por të domosdoshme”, ka shkruar Haziri në Twitter.

Dje i pari i qeverisë në konventën e prodhuesve bëri të ditur se taksa do të hiqet dhe do të vendoset masa e reciprocitetit, për t’i mbrojtur prodhuesit vendorë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →