Haziri: Nuk ia dërgojmë Gjykatës Kushtetuese ”bombat e kurdisura”’ të Kurtit
(Lajm i përditësuar)
Haziri: Nuk ia dërgojmë Gjykatës Kushtetuese ”bombat e kurdisura”’ të Kurtit
Haziri: Kurti nuk e ka besuar republikën e 17 Shkurtit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri,në ”Click” të RTV21 tha se kryeministri, Albin Kurti nuk e ka besuar republikën e 17 Shkurtit e as në republikën e 2 korrikut
”LDK-ja e ka obligim me u bë gardian i kësaj Kushtetute, na nuk e kemi mendësin si Kurti me bë ligje anti kushtetuese, vendime anit kushtetue, veprime antikushtetue, une e di qe ai s’ka besuar në republikën e 17 Shkurtit e as në republikën e 2 korrikut”, tha Haziri.
Haziri tutje tha se ”LDK-ja nuk i dërgon Gjykatës Kushtetuese ”bombat e kurdisura të Albin Kurtit”.
”Kurti po thotë jo une se qoj se nuk i besoj gjykatësve, ne nuk i dërgojmë Gjykatës Kushtetuese bombat e kurdisura të Kurtit”, tha Haziri.
Haziri: Nëse dikush ka bërë flirt politik për herë të parë me islamin politk është Kurti
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri,në ”Click” të RTV21 duke folur për punën e kryeministrti, Albin Kurtit tha se ”Kurti është i pari që ka bërë flirt politik me islamin politik”.
”Nëse dikush ka bërë flirt politik për herë të parë me islamin politk është Albin Kurti”, tha Haziri.
Haziri: Kurti nuk mundet me thënë që nuk e njeh mafinë energjetike, e mbron GEN-in serb
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se kryeministri, Albin Kurti është i ”përfshirë në mafinë energjetike në ballkan”.
Haziri lidhur me këtë tha se në Kosovë konkurentet tjerë për shitjen e energjisë nuk janë lejuar të jenë të barabartë, teksa shtoi se Kurti e ka mbrojtuar GEN-in serb.
”Kurti nuk mundet me thënë që nuk e njeh mafinë energjetike në Ballakn sepse është njëri prejt të parëve që ka dalur në televizone kur e spjegon sesi kosi dhe udba jugosllave së paku mbejtet e tyre në riorganizimin e ri të territorial në ballkan ka organizuar mafinë energjetike dhe ata e kontrollojnë”, tha Haziri.
Lidhur me këtë Haziri tha se ”ka aktakuzë për atë punë, e ka mbrojtur publikisht, konkurent energjtik nuk janë lejuar me qenë të barabartë është priviligjuar GEN-i serb”, tha Haziri.
Haziri: Osmani ka premtuar që Kushtetua ka me qenë udhërefyes i vetëm së paku në votat që LDK-ja ia garantu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se Presidentja, Vjosa Osmani ka premtuar që Kushtetua do të jetë udhërrefyesi i vetëm, siç tha ai së paku në votat që LDK-ja ia ka garantuar.
”Zonja Osmani e ka udhëhequr punën e vet në presidencë në kohën që ka dalur nga ajo listë dhe është nominu për presidente por edhe LDK-ja ia ka dhënë votat. Unë Osmani mundem me ia perserit një kërkesë ajo ka premtu që Kushtetua ka me qenë udhërefyes i vetëm s’paku në votat që LDK-ja ia garantu dhe është bë arsyeja e vetme që e ka marrë atë zyre, s’kemi pasur asnjë marrëveshje tjetër”, tha Haziri.
Haziri: Janë kthyer votuesit e LDK-së që e bartën votën përmes Vjosa Osmanit në LVV
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 është shprehur i bindur se LDK-së i janë kthyer votuesit që nuk i dhanë votë ni zgjedhjet e fundit.
Haziri madje u shpreh se në Listën e VV-së kanë mbetur funksionar të Listës Guxo.
”Kemi besim që është një rikthim i njerëzve që edhe ata 90 mijë qytetarë që nuk ia falën LDK-së vendimet politike, ka pasur mosbesuses edhe për mos ndertimin e qeverisë, kta votues të LDK-së që e kanë ndryshuar votën në emër të asaj pa kënaqësie dhe duke e bart edhe përmes Vjosa Osmanit si emër në listën e VV-së besoj që janë kthyer në LDK atje ne listën e VV-së kanë mbetur funksionar të Listës Guxo”, tha Haziri.
Haziri: Kurti në ekipin e tij është portier
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 ka komentuar deklaratën e kryeminsitrit, Albin Kurtit të bërë dje gjatë prezantimit të emrave të deputetëve.
”Kur flet në fund flet në fund është treguesi i pasqyrës së tij sepse thotë nëse me doni mua, sepse askush nuk ia donë qeverinë, ministrat, politikën dhe të arriturat që i ka pasur”, tha Haziri.
Ai tutje tha se e gjitha paraqitja e tij në këtë fjalim sjell panik të brendshme.
”Krejt fjalimi i tij edhe sjellja e tyre sjell panik të brendshme, sepse me kamufllu dështimet dhe me bë me gishtin tregues aj ka mujt me tregu mbrapa shpinës së vet sa hajna i ka në Qeveri ashtu kish mujt me i fitu 500 mijë vota”, tha Haziri.
Sipas tij, Kryeministri Kurti duke i mbrojtur minisitrat e tij është shëndrruar në ”pozitën e mbrojtjes, portier në ekipin e tij, ai është dashtë me qenë refer”, tha Haziri.
Haziri: Po punojmë për nxjerjen e Kosovës nga kjo gropë e zezë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 foli për programin qeverisës të LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Haziri tha se LDK-ja po punon që ta permisojë gjendjen aktuale në Kosovë.
”Po punojmë për nxjerjen e Kosovës nga kjo gropë e zezë që është me këtë mendësi politike”, tha ndër tjera Haziri.











