Aktorja Helen Mirren është personaliteti i radhës, e cila hijeshon kopertinën e revistes People. Ajo për këtë numër të revistës po ashtu ka folur në një intervistë. Mirren ka folur rreth bukurisë, por edhe rreth paraqitjeve në skenën e filmit, ku ka treguar se si ende bëhet nervoz para se të fillojnë me xhirimet e një filmi.
Mirren ka thënë se ka mbetur pa fjalë kur ka kuptuar se do të jetë në kopertinën e kësaj reviste, pasi që kurrë nuk e ka konsideruar vetën si të bukur, veçanërisht tani në këtë moshë.
“Më shumë se fjala bukuri më pëlqen fjala krekosje, që do të thotë të pasurit besim në vete”, ka thënë Mirren, e cila në vitin 2006 u shpërblye me çmimin akademik për aktoren më të mirë, për dramën “The Queen”.
Mirren është zëdhënëse e L’Oreal Paris që prej vitit 2014. Ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme që 55 vite.
Rreth paraqitjes me role në filma, ajo ka thënë se para xhirimeve, zakonisht një ditë apo dy para tyre bëhet nervoz. Ajo ka thënë se frikësohet se mos i harron fjalët që ka për të thënë, por kur futet në rrjedha, fillon të relaksohet.
Aktorja Helen Mirren gjatë karrierës së saj të deritanishme u nderua me një radhë çmimesh. Ajo është aktorja e vetme që u nderua me Kurorën e Trefisht në Aktrim, që do të thotë se ka fituar çmimin akademik, çmime Emmy dhe Toni.
Mirren u nderua me çmimin akademik dhe atë të Akademisë Britanike të Filmit për paraqitje me rolin e Mbretëreshës Elizabeta II në The Queen, një çmim Toni dhe Llorens Olliver për po këtë rol, tri çmime akademike britanike televizive për paraqitje me rolin e Jane Tannison në dramën televizive Prime Suspect dhe katër çmime Emi, dy prej tyre po për këtë dramë.
Gjatë kremtimit për ditëlindjen e Mbretëreshës Elizabeta II në vitin 2003, ajo u nderua me titullin Dame, për angazhimin e saj në dramë. Në vitin 2013, ajo u nderua me një yll në sheshin e të famshmëve të Hollywood-it, e në 2014-tën u nderua me çmimin BAFTA për veprën jetësore. Vitin e kaluar, Helen Mirren u caktua si pranuese e çmimit për veprën jetësore Screen Actors Guild Life Achievement Award./21Media









