Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Hendboll/ Kombëtarja U18 në Kampionatin Mesdhetar në Turqi

nga RTV21 Portal23 prill 2024
Hendboll/ Kombëtarja U18 në Kampionatin Mesdhetar në Turqi

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) do të ketë një tjetër kampionat të rëndësishëm e sfidues. Prej 5 deri më 12 maj në Ankara të Turqisë, Kombëtarja jonë do të paraqitet në Kampionatin Mesdhetar.

Është ky Mesdhetari i 20-të rresht për hendbollistët e rinj.

Kombëtaren tonë U18 e presin ndeshje të forta, që do të shërbejnë për rritjen e mëtejme të kësaj gjenerate premtuese.

Kroacia, Franca, Iraku, Mali i Zi, Maroku, Rumania, Tunizia e Turqia janë kombëtaret tjera pjesëmarrëse.

Kombëtaret do të ndahen në dy grupe, ndërsa pas fazës grupore do të ketë ndeshje për plasman përfundimtar. Pra programi do të jetë shumë i ngarkuar.

Në muajin gusht, Kombëtarja U18 do të paraqitet në Kampionatin Evropian që mbahet në Prishtinë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →