RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Heronjtë mund t’i nderoni duke dhuruar gjak

nga E.Bullaku31 janar 2020

Kulla e Zahir Pajazitit hap dyert për qytetarët

23-vjetori i rënies heroike të luftëtarëve të parë për liri Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha, Orllanin e gjen te stolisur me flamuj kombëtar përgjatë rrugës kryesore deri te kulla e Zahir Pajazitit.

OJQ “SDK” në bashkëpunim me banorët e Orllanit, për nder të 31 janarit, sot organizon edhe aktivitetin e dhurimit të gjakut në kullën e Zahir Pajazitit.

Ky aktivitet organizohet si nderim dhe mirënjohje për veprën dhe heroizmin e treguar nga heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Dhurimi i gjakut do të bëhet prej orës 11:00 dhe do të zgjasë deri në orët e pasdites. Organizatorët kanë ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →