RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Hill dënon vrasjen e policit në Banjskë, thotë se procesi politik duhet të vazhdojë

nga Kaltrina Berila26 shtator 2023
Hill dënon vrasjen e policit në Banjskë, thotë se procesi politik duhet të vazhdojë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka folur për sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici Afrim Bunjaku.

“Të gjithë duhet ta dënojmë vrasjen e një pjesëtari të policisë së Kosovës dhe gjithmonë mbajmë zi për humbjen e jetëve, por duhet të vazhdojmë me procesin politik. Proceset janë duke u zhvilluar për të inkurajuar dialogun”, tha Hill, shkruan Danas.

Ai gjithashtu theksoi se procesi diplomatik duhet të forcohet në ditët dhe javët në vijim.

“Kjo situatë po trajtohet shumë seriozisht dhe po bëhen diskutime të shumta se çfarë hapash të mëtejshëm duhet të ndërmerren”, tha i dërguari i Uashingtonit në Beograd,

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →