Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hill: Escobar dha mesazhe të ashpra në Kosovë për dinarin, por asociacioni është çështja themelore

nga B G14 mars 2024
Hill: Escobar dha mesazhe të ashpra në Kosovë për dinarin, por asociacioni është çështja themelore

Ambasadori i SHB-së në Beograd, Christopher Hill ka komentuar  vizitën e Emisarit Gabriel Escobar në Kosovë. Sipas Hill, Escobar ka dërguar porosi mjaft të ashpra.

Hill e ka cilësuar dinari si një problem të madh për momentin, por sipas tij çështja thelbësore është Asociacioni.

“Megjithatë, ajo që është ngushëlluese është se të gjithë e kuptojnë se është e nevojshme të zgjidhet ky problem. Negociatori amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ishte në Kosovë dhe i dërgoi mesazhe mjaft të ashpra dhe të qarta lidershipit kosovar. Duhet të zgjidhen disa probleme dhe çështja e heqjes së dinarit është më e freskëta dhe ndoshta më e vështira. Megjithatë, çështja themelore që duhet të zgjidhet dhe për të cilën tashmë është rënë dakord në të kaluarën është Asociacioni i Komunave Serbe. Me themelimin e atij Asociacioni do të zgjidhen të gjitha problemet tjera si strukturat paralele apo përdorimi i dinarit. Çështja është vetëm kur, jo nëse do të ndodhë. Logjika është shumë e qartë, të dyja palët tashmë kanë rënë dakord për këtë, kjo është ajo që dëshiron BE-ja dhe do të realizohet” ka thënë Hill në Euronews Serbi.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →