Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Hill reagon për dinarin: Surprizë e panevojshme, më e rëndësishme të bëhet Asociacioni

nga Venera Grabanica22 janar 2024
Hill reagon për dinarin: Surprizë e panevojshme, më e rëndësishme të bëhet Asociacioni

Vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës se euro është e vetmja valutë e vlefshme në Kosovë, Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill e ka cilësuar si surprizues dhe të panevojshëm, marrë parasysh fazën ku gjendet aktualisht dialogu.

“Në këtë fazë të dialogut që ne kemi arritur dhe z.Lajcak ka arritur, surpriza të tilla të panevojshme dhe veprime të njëanshme duhet të shmangen”, ka thënë Hill.

Ai ka thënë se gjëja më e rëndësishme tani është krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se duet fokusuar tek kjo temë, shkruan rts.

“Ne mendojmë se gjëja më e rëndësishme është themelimi i Asociacionit. Ne duhet të fokusohemi në këtë dhe të shmangin temat që s’janë në interes të përbashkët”, ka thënë Hill.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →