Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoti: A mund të bëhen sulmet ndaj mediave pa u orkestruar nga partia në pushtet

nga B G23 korrik 2024
Hoti: A mund të bëhen sulmet ndaj mediave pa u orkestruar nga partia në pushtet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, thënë se sulmet ndaj mediave nuk bëhen pa dijeninë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Hoti e ka cilësuar si lajm të mirë distancimin e disa prej gazetarëve të RTK-së nga kronika në lajmet qendrore, ku dy media kosovare atakohen si të “ndikuara nga Serbia”, duke iu thirrur në burimet e një mediumi boshnjak.

“Radio Televizioni i Kosovës është i Kosovës, ata që po e keqpërdorin këtë medium publik nuk po i shërbejnë Kosovës. E kam ngritur shumë herë në Komisionin për Buxhet mos profesionalizmin e Bordit të RTK-së dhe tendencën e partisë në pushtet për instrumentalizim të mediumit publik. Sot, mediat e tjera po sulmohen nga televizioni publik, për të cilin paguajmë mbi 8 milionë nga taksat tona. A mund të bëhen këto sulme pa u orkestruar nga partia në pushtet, ku nuk bëhet asgjë pa dijeninë e kreut të Qeverisë dhe kreut të partisë në pushtet”, ka thënë Hoti.

“Përherë do të jemi në mbrojtje të fjalës së lirë. Këtë herë u etiketuan Nacionale.com dhe Periskopi, nesër mund të jenë të tjerë që thonë të vërteta që nuk i pëlqejnë partisë në pushtet. Lajm i mirë për gazetarinë në Kosovë është distancimi i gazetarëve të RTK-së nga këto akte të shëmtuara që vetëm gazetari nuk janë. Fjala e lirë është themeli i demokracisë. Nëse cenohet fjala e lirë, cenohet demokracia për të cilën në Kosovë janë sakrifikuar breza të tërë”, ka deklaruar Hoti.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →