Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shefja e Misionit të BE-së: Partia në pushtet përdori gjuhë negative ndaj mediave dhe gjyqësorit

nga Kaltrina Berila11 shkurt 2025
Shefja e Misionit të BE-së: Partia në pushtet përdori gjuhë negative ndaj mediave dhe gjyqësorit

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE, Nathalie Loiseau, ka thënë se kanë parë rastë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte i politizuar.

Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se e shohin shqetësuese edhe ndryshimin e drejtorit të KPM-së

“Trupat Zgjedhore duhet të mbesin të pavarura nga ndikimet politike megjithatë ne kemi parë raste të politizimit të KQZ-së gjatë procesit të zgjedhjeve, ne kemi vërejtur me shqetësim bllokimin e Komisionit të Pavarur të Mediave, i cili ia pamundësoi të marrë ndonjë vendim gjatë fushatës, PZAP është përballur me një vëllim shumë të madhe të rasteve, dhe demonstroi aftësinë e tij për të marrë vendime të shpejta, ai shqiptoi gjoba të mëdha”, tha Loiseau.

Ndër tjera, ajo ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur gjuhë negative ndaj mediave dhe gjyqësorit.

“Kemi vërejtur përdorimin e gjuhës nxitëse dhe sulmet verbale mbi oponentët në takime dhe debate televizive. Kemi vërejtur me brengosje gjuhën negative nga partia në pushtet ndaj mediave dhe gjyqësorit, bojkotimi i mediumeve specifike dhe debateve ka kontribuar në uljen e mundësisë që votuesit të bëjnë zgjedhje të mira dhe të informuara. Megjithatë transmetuesit dhanë kohë për të gjithë, por kjo nuk u shfrytëzua nga të gjithë”.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →