Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoti: Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit

nga B G6 qershor 2023
Hoti: Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit

Ish kryeministri Avdullah  Hoti ka vlerësuar se Kosova aktualisht është është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada.

Sipas tij, Kosova po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës siç ka thënë ai të mbrapshtë të  kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentes  Vjosa Osmani.

“Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve.  Pasojat tanimë po i bartim – Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’, që ishe ëndërr e ushtarëve të FSK-së. Cilat janë pasojat e radhës?!”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →