Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoti reagon pasi u sulmua me vezë

nga Kaltrina Berila22 shkurt 2020

Me këtë veprim sipas Hotit dëshirojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas sulmit të sotëm me vezë.

Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se “Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar”.

“Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë. Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në. Sinjalet qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar. Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmbën për interesa elektorale. Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë”, thuhet në reagimin e Hotit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është sulmuar sot gjatë ditës me vezë nga disa persona. Rasti ka ndodhur para ndërtesës së Qeverisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →