Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Humb jetën një 50 vjeçar pasi ra nga objekti ku po punonte

nga Kaltrina Berila28 mars 2025
Humb jetën një 50 vjeçar pasi ra nga objekti ku po punonte

Një burrë rreth 50 vjeç ka humbur jetën sot në vendin e tij të punës pasi ra nga një lartësi e objektit ku po punonte në lagjen “Vetërnik” të Prishtinës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik . Si pasojë e lëndimeve, personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti shtoi se policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →