Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Roja humb jetën pasi e zuri porta e objektit ku punonte

nga Kaltrina Berila6 shtator 2025
Roja humb jetën pasi e zuri porta e objektit ku punonte

Një ngjarje tragjike është shënuar në Tiranë, ku një 68-vjeçar, i punësuar si roje në një subjekt privat, ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktima, shtetasi G. G., 68 vjeç, ka humbur jetën pasi gjatë mbylljes së portës hyrëse të objektit ku punonte, ajo është shkëputur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në lidhje me ngjarjen, pas komunikimit me Prokurorin e çështjes, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy persona: shtetasja E. Dh., 40 vjeçe, pronare e subjektit, dhe K. K., 69 vjeç, me detyrë drejtues teknik i firmës.

Njoftimi i plotë i policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, pas komunikimit me Prokurorin, nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasit E. Dh., 40 vjeçe dhe K. K., 69 vjeç, me detyrë drejtues teknik të një firme, pasi ditën e djeshme, shtetasi G. G., 68 vjeç, me detyrë roje në subjektin e shtetases E. Dh dhe i punësuar nga shtetasi K. K., gjatë mbylljes së portës hyrëse të objektit, është zënë poshtë prej saj. Si pasojë, 68-vjeçari ka humbur jetën.”

Hetimet për rastin vijojnë nga ana e autoriteteve për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes./oranews

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →