Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Humb jetën një person në një aksident trafiku

nga RTV2116 qershor 2017

Një person ka vdekur dhe 4 të tjerë janë lënduar pas një aksidenti në rrugën Manastir-Demir-Hisar

Një aksident i rëndë trafiku mbrëmë rreth orës 21 ka lënë të vdekur një person, ndërsa katër të tjerë të lënduar. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Manastir-Demir Hisar. Zëdhënësja e SPB Manastir, Magdalena Dimitrovska njoftoi se deri te fatkeqësia ka ardhur gjatë përplasjes së automobilit të tipit “mercedes 200” dhe një automjeti transportues “Tam 80 T”. Në aksident e ka humbur jetën shoferi i automobilit 42 vjeçari Sasho.P nga Manastiri, shkruan TV21.TV

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokuroi publik dhe ekipet të SPB Manastir. Që të konfirmohen shkaqet për vdekjen e 42 vjeçarit nga Manastiri Sasho.P, do të bëhet autopsi e trupit.

Për shkak të aksidentit rrugor, mbrëmë në periudhën prej orës 21:20 deri në orën 23:50 komunikacioni në rrugën Manastir-Demir Hisar u mbyll për komunikacion për të gjitha automjetet transportuese./21Media

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →