Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Humb jetën një punëtor i ndërtimit në Durrës

nga Gentrita Xhemajli21 dhjetor 2025
Humb jetën një punëtor i ndërtimit në Durrës

Një punëtor 57-vjeçar, me inicialet Sh.B, humbi jetën të shtunën në Durrës, pasi ra nga lartësia gjatë punës në fasadën e një pallati në ndërtim në lagjen nr.5 të qytetit.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, që ka nisur një hetim ndaj drejtuesit teknik të firmës së ndërtimit, A.S, i cili është proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
A. S., banues në Durrës, drejtues teknik i një firme ndërtimi në Durrës, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 5, te pallati ku punonte, ka rënë nga lartësia shtetasi Sh. B., 57 vjeç, banues në Durrës, i cili, për pasojë, ka humbur jetën”./vizionplus.tv

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →