Një punëtor ka humbur jetën dje derisa ishte duke punuar në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se punëtori duke punuar ka rënë nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që i njëjti duke punuar kishte rënë nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndim të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./21Media









