Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Hungaria fiton ndeshjen ndaj Skocisë në sekondat e fundit

nga Venera Grabanica23 qershor 2024
Hungaria fiton ndeshjen ndaj Skocisë në sekondat e fundit

(Lajm i përditësuar)

Hungaria fiton ndeshjen ndaj Skocisë në sekondat e fundit

Hungaria ka triumfuar 1-0 ndaj Skocisë në rrethin e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, përkatësisht Grupi A.

Përballja nisi me një tempo të qetë, me dy skuadrat që luanin sigurt dhe dëshironin të përfitonin nga gabimet e njëra-tjetrës.

Ndeshja vazhdoi me 10 minuta lojë shtesë, ndërsa Hungaria realizoi për 1-0 në sekondat e fundit të ndeshjes me anë të Roland Sallait.

Në Grupin A, Gjermania e mbyll si lider me shtatë pikë, Zvicra me pesë, Hungaria me tre dhe Skocia me një.


Skoci-Hungari, lojtari largohet me veturë emergjence nga fusha

Në ndeshjen mes Skocisë dhe Hungarisë në kuadër të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, përkatësisht Grupi A – pati momente shqetësuese.

Barnabas Varga i Hungarisë u godit me gju në kokë nga portieri i Angus Gunn.

Varga mbeti pa ndjenja në fushë, ndërsa lojtarët hungarezë krijuan në rreth për të mos lejuar tifozët të kishin pamje të qartë me atë çfarë po ndodhte.

Lojtari i Hungarisë u largua me veturën e emergjencës nga fusha, për ta dërguar në spitalin më të afërt të Shtutgartit.

Loja është duke vazhduar, derisa më vonë pritet të mësohet gjendja e Varga.


Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Skoci – Hungari

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Skoci – Hungari.

Pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në Stuttgart u karakterizua me shumë duele.

Skocisë i duhet fitorja për të shpresuar paraqitjen në fazën nokaut. Kjo ndeshje i takon Grupit A.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →