Turqit triumfuan ngushtë 3:1 përballë Gjeorgjisë, në ndeshjen e fundit të xhiros së parë të fazës së grupeve në Euro 2024.
Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Signal Iduna Park”, Turqia e ka mposhtur Gjeorgjinë me rezultat të ngushtë 3:1.
Golat për Turqinë i shënuan Mert Muldur (minuta e 25’), Arda Guler (minuta e 65’) dhe Kerem Akturkoglu (minuta e 90+7) ndërsa golin e nderit te Gjeorgjia e shënoi Georges Mikautadze në minutën e 32’.
Kjo ishte hera e parë në histori që Turqia e nis një Kampionat Evropian me fitore.










