RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

I dyshuari për vrasjen në Llapashticë, ende në arrati

nga Kaltrina Berila7 shtator 2025
I dyshuari për vrasjen në Llapashticë, ende në arrati

A.Havolli, i dyshuari për vrasjen e Bashkim Spahiut më Llapashticë të Podujevës, ende nuk është kapur nga Policia e Kosovës.

Kështu është bërë e ditur në raporti e Policisë.

Ndryshe, Spahiu do të varroset sot në varrezat e fshatit Gllamnik.

Ndërsa zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka pohuar se informatën për të shtëna me armë zjarri e morën rreth orës 19:30 të shtunën.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

E njëjta ka shtuar se hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →