RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

I dyshuari për vrasjen në Pejë ende në arrati

nga Kaltrina Berila19 maj 2021

Një i dyshuar, ka qëlluar me armë zjarri një burrë, të dhënat e të cilit nuk janë bërë të ditura dhe i njëjti pas aktit, ka ikur nga vendi ngjarjes.

Rasti ka ndodhur të marten pasdite, në rrugën “Gjin Gazuli”, siç raportohet nga policia.

Njësiti policor dhe mjekësia ligjore, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Në vendngjarje është sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →