Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

I hapet rrugë përbërjes së re në Bordin e Fondit për Sigurime Shëndetësore

nga Venera Grabanica22 qershor 2022

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendime të vitit 2020 për përbërjen e Bordit drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me këtë vendim i hapet rrugë përbërjes së re në Bordin e FSSH-së.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka arsyetuar vendimin për “shkak të ndryshimit të rrethanave ligjore dhe faktike që kanë çuar te pamundësia e funksionimit të Bordit të FSSH-së”.
“Me këtë vendim i hapim rrugë një përbërjeje të re në bordin për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore”, ka thënë Kurti.
Bordi i mëhershëm ishte jofunksional që nga ardhja e Qeverisë Kurti./21Media
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →