Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

I jepet lamtumira e fundit heroit, Afrim Bunjaku

nga Venera Grabanica25 shtator 2023
I jepet lamtumira e fundit heroit, Afrim Bunjaku

(Lajm i përditësuar)


I jepet lamtumira e fundit heroit, Afrim Bunjaku

Me nderime të larta shtetërore është varrosur polici i vrarë të dielën në veri, Afrim Bunjaku.

Polici është vrarë në orët e para të së dielës, të cilat nisen me sulme të armatosura nga grupe terroriste serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Gjithashtu nga këto sulme janë lënduar edhe tre policë të tjerë, njëri prej tyre me armë zjarri.


Varrimi i policit Afrim Bunjaku, Konjufca: Afrim Bunjaku dje e mbrojti Kosovën me jetën e tij

Në ceremoninë shtetërore të varrimit të Afrim Bunjaku, policit të vrarë dje në veri, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se dita e 24 shtatorit do të shënohet në historinë e Kosovës si dita kur Afrim Bunjaku ra dëshmorë e u bë hero i Kosovës.

“Afrim Bunjaku ra në krye të detyrës si oficer i denjë i Republikës në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës sonë”, u shpreh ai.

Konjufca tutje tha se Afrim Bunjaku dje e mbrojti Kosovën me jetën e tij,


Osmani: Afrim Bunjaku, është hero i secilit shqiptar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se polici i vrarë dje Afrim Bunjaku, është heroi i secili shqiptar.

“Jemi mbledhur këtu me zemër të thyer dhe pikëllim të thellë për të nderuar një rreshter të përkushtuar i cili dje bëri sakrificën më sublime duke u bërë hero i Kosovës. Prej sot, Afrimi është heroi i secili shqiptar, i secilit qytetar që e do Republikën e Kosovës, sepse ai dje mbrojti integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë”, u shpreh Osmani.


Varrimi i policit Afrim Bunjaku, Hovenier dhe Szunyog të pranishëm në ceremoni

Në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë familjarë, kolegë e miq të shumtë janë mbledhur për ta varrosur policin Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në orët e para të mëngjesit në veri.

Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë edhe Ambasadori i ShBA’së, Jeffrey Hovenier dhe Shefi i Zyrës së BE’së, Tomas Szunyog./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →