Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nesër i jepet lamtumira e fundit policit të vrarë Afrim Bunjakut

nga Venera Grabanica24 shtator 2023
Nesër i jepet lamtumira e fundit policit të vrarë Afrim Bunjakut

Nesër nga ora 16:00 bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, Afrim Bunjakut mëngjesin e së dielës.

Në njoftimin e bërë në rrjetet sociale nga familjarët e të ndjerit bëhet e ditur se polici i vrarë do varroset në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore.

”I njoftojmë të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë popullin e Kosovës se nesër, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Krerët shtetëror sot kanë vizituar familjen Bunjaku për t’i shprehur ngushëllimet e tyre nga afër.

Polici Afrim Bunjaku është vrarë të dielën në veri të Kosovës. Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku një zyrtar tjetër është plagosur dhe një tjetër është lënduar. Autoritetet e Kosovës e kanë fajësuar Serbinë për vrasjen./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →