🇽🇰 Kosova
“I ke ditët e numrume”, gazetari Buzhala kërcënohet me jetë
nga Gentrita Xhemajli2 dhjetor 2024
Gazetari Berat Buzhala ka bërë të ditur se është kërcënuar me jetë nga një person në rrjete sociale.
Në një postim në llogarin e tij në Facebook, Buzhala ka treguar mesazhin kërcënues, së bashku me identitetin e personit.
Tutje në mesazhin që i është dërguar gazetarit, thuhet se i ka ditët e numëruara dhe do ta vras nëse e takon.
“Veç spo të shoh o i biri i shkinës se besën e shqiptarit po ta jap, pa të vra ty e do si ti se lo, dije ditët e numërume i ki veç prej meje”, thuhet mes tjerash në mesazhin që Buzhala ka publikuar.
“Miremengjes. Këto janë pasojat e denoncimeve të rrejshme të kryeministrit të vendit kundër gazetareve. Dikush ndodhë edhe që i beson. Xhelal Sveçla. Albulena Haxhiu. Kosovo Police”, ka shkruar Buzhala. /21Media











