Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

I riu shqiptar vritet gjatë një përleshje në rrugët e Londrës

nga Kaltrina Berila17 tetor 2022

Një 27-vjeçar shqiptar i identifikuar si Lumtur Zeqja është vrarë në një përleshje në rrugë jashtë një stacioni të metrosë në lindje të Londrës.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur pak para orës 23:00 të së dielës (16 tetor).
Policia nxitoi në vendngjarje në Church Lane pasi një person i njoftoi përmes telefonit për një “përleshje”.
Aty gjetën 27 vjeçarin që u shpall i vdekur në vendngjarje dhe një tjetër të plagosur i cili u dërgua me urgjencë në spital. Mësohet se është në gjendje të qëndrueshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Asnjë arrestim nuk është bërë dhe personi përgjegjës për sulmin është ende i lirë dhe policia tha se ka një sërë pistash të ndryshme.
Familja e Lumturi Zeqjas është informuar dhe do të bëhet ekspertiza pas vdekjes. Oficerët e mjekësisë ligjore kanë qenë në vendin e ngjarjes mëngjesin e sotëm (17 tetor) duke mbledhur provat./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →