Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Identifikohet një veturë e falsifikuar në Vërmicë

nga Venera Grabanica10 gusht 2022

Një veturë e falsifikuar është identifikuar sot nga Policia në Vërmicë.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vërmicë, kanë bërë verifikimin më të detajuar të automjetit dhe pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ka ndërhyrje tek numri identifikues i veturës dhe dyshohet se janë bërë  nderhyrje mekanike në numerin e shasisë së automjetit, si rrjedhojë vetura dyshohet të jetë e falsifikuar.
“Gjatë kryerjes së detyrave të rregullta në hyrjen nga Shqipëria për në Kosovë ka ndaluar një veturë të tipit Audi A3, me targa të Shqipërisë me drejtues D.K viti i lindjes 1989 shtetas i Shqipërisë. Vetura është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë për kontroll më të detajuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa lënda për hetim i dorëzohet njësitit së autokrimeve për hetime dhe procedim të mëtejmë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →