Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Idrizi për reshjet në Vushtrri: Situata është e menaxhueshme

nga Gentrita Xhemajli10 janar 2026
Idrizi për reshjet në Vushtrri: Situata është e menaxhueshme

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në një bisedë për RTV21 lidhur me situatën me vërshime në këtë komunë tha se situata është e menaxhueshme.

“Situata është e menaxhueshme, do të thotë gjatë tërë natës kemi pasur reshje të shiut. Ndërkaq nga mëngjesi bashk me ekipet emergjente dhe kompaninë kemi intervenu në disa fshatra, kemi intervenuar në fshatin Sfaraqak, tashmë i dërguam në Samadrexhë, Nadakoc, është fjala çdo herë për pastrimin e disa kanaleve sepse normalisht që reshjet e shiut e kanë bërë të vetën dhe është rritur niveli i ujit”, tha ai.

I pyetur se a ka ndonjë rrugë të bllokuar, Idrizi u shpreh se të gjitha rrugët janë të hapura./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →