Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Reshjet e shiut, Paçarizi: Situata në Malishevë është e menaxhueshme

nga Gentrita Xhemajli10 janar 2026
Reshjet e shiut, Paçarizi: Situata në Malishevë është e menaxhueshme

Zëdhënësi i komunës së Malishevës, Artan Paçarizi, në një bisedë për RTV21 ka treguar lidhur me gjendjen e vërshimeve në këtë komunë. Ai ka thënë se situata është e menaxhueshme dhe e qetë.

“Për shtëpi ende nuk kemi të dhëna, por nuk kemi pasur shumë thirrje. Sepse situata megjithatë është e menaxhueshme, e qetë. Mirëpo ne në vazhdimësi edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, pas mesnate, sot gjatë ditës iu kemi bërë thirrje qytetarëve apo vozitësve që të shmangin daljet e panevojshme por edhe atëherë kur kanë nevoj të shfrytëzojnë rrugët alternative”, tha ai.

Paçarizi tregoi disa nga vendet nga të cilat ka vështirësi më të mëdha për kalim.

“Vështirësitë më të mëdha janë në aksin rrugor Mirushë- Gurbardhë, si shihet edhe në pamje kjo urë është mbuluar nga uji dhe këtu nuk mund të kalohet për momentin. Ka vështirësi qarkullimi në rrugën Malishevë-Banjë është i vështirësuar qarkullimi edhe në atë pjesë, pastaj është rruga “Hamdi Berisha” në qytet dhe në disa akse tjera ka probleme”, u shpreh zëdhënësi i komunës së Malishevës./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →