Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Igli Hasani fton shqiptarët e Luginës të dalin në zgjedhje

nga RTV21 Portal1 qershor 2024
Igli Hasani fton shqiptarët e Luginës të dalin në zgjedhje

Shefi i diplomacisë së Shqipërisë Igli Hasani u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në mënyrë masive në zgjedhjet e nesërme për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës.

Ai ka thënë se vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë.

“Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë. Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët evropian. Suksese”, ka shkruar Hasani në Facebook.
Partitë shqiptare në Preshevë do të garojnë me gjashtë lista zgjedhore, ndërsa në Bujanoc me katër.

Zgjedhjet lokale u mbajtën në disa komuna në Serbi në dhjetor 2023, ndërsa në mbi 60 njësi të vetëqeverisjes lokale që s’u mbajtën – përfshirë Preshevën e Bujanocin – do të mbahen më 2 qershor.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →