Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë fton banorët e Luginës të votojnë nesër masivisht

nga Kaltrina Berila1 qershor 2024
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë fton banorët e Luginës të votojnë nesër masivisht

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkruar një ditë para votimeve në Luginë të Preshevës, konkretisht për këshillat komunalë të Bujanocit dhe Preshevës. Hasani ka thënë se përshëndet pjesëmarrjen e partive shqiptare dhe ka thënë se uron që numri i votuesve të jetë sa më i lartë.

Kryediplomati shqiptar ka shkruar se vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik.

“Nesër në Serbi votohet për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës. Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë. Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë. Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët europian. Suksese!”, ka shkruar Hasani.

Nesër në Serbi votohet për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës. Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë.

Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë.

Së…

— Igli Hasani (@IgliHasani) June 1, 2024

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →