Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

IKD reagon ndaj pakuptueshmërisë së deklaratave të dëshmitarëve në Hagë

nga Kaltrina Berila20 shtator 2021

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të hënën, ka nisur dëgjimi i dëshmitarit të parë në gjykimin për krime lufte ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa. Për mbrojtjen e identitetit të dëshmitarit me kodin W03593, në mënyrë që i njëjti të mos mund të identifikohet, pamjet janë bërë të turbullta dhe zëri i tij është modifikuar. Lidhur me këtë ka reaguar IKD duke thënë se modifikimi i tepruar i zërit ka bërë që deklaratat e dëshmitarit të jenë pothuajse të pakuptueshme.
“Një gjë e tillë e ka bërë të vështirë për publikun, për pjesën ku është e hapur seanca, që të informohet mbi zhvillimet në DhSK, si dhe për mediat që të raportojnë saktë për deklarimet e dëshmitarëve pranë Speciales”, thuhet në reagimin e Institutit.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e mbështetë mbrojtjen e identitetit të dëshmitarëve në raste të tilla pranë DhSK. Por, për aq sa seanca është e hapur, IKD konsideron se publiku i gjerë duhet të jetë në gjendje të dëgjojë deklarimet e dëshmitarëve. Në këtë drejtim, identiteti i dëshmitarëve, marrë parasysh edhe masat tjera mbrojtëse, mund të sigurohet edhe pa e modifikuar zërin kaq substancialisht sa t’i humbasë kuptueshmëria.
Duke qenë se identiteti i dëshmitarëve mund të mbrohet edhe pa modifikuar zërin skajshmërisht, IKD bën thirrje që deklarimet e dëshmitarëve në seancat e radhës të jenë më të kuptueshme për publikun e gjerë. “Megjithëse jo për identitetin e tyre, publiku ka të drejtë të jetë i informuar saktë mbi deklarimet e dëshmitarëve, në procese të tilla penale me interes të gjerë publik”, thuhet në reagimin e IKD-së./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →