RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

IKSHPK-ja paralajmëron qytetarët: Largohuni nga pemët dhe fushat e hapura

nga B G22 korrik 2026
IKSHPK-ja paralajmëron qytetarët: Largohuni nga pemët dhe fushat e hapura

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të zbatojnë masat mbrojtëse për të shmangur rrezikun gjatë motit të paqëndrueshëm, pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) gjatë ditës së sotme (22 korrik) në disa zona të vendit priten stuhi lokale të shoqëruara me bubullima, me rrezik të lartë nga goditjet e rrufesë.

IKSHPK-ja rekomandon që, sapo të dëgjohet bubullima, qytetarët të futen menjëherë në një ndërtesë të mbyllur ose në një automjet dhe të mos presin që reshjet të intensifikohen.

Po ashtu, këshillohet të shmanget qëndrimi në fusha të hapura, kodra dhe hapësira sportive, si dhe të mos qëndrohet nën pemë, pranë shtyllave elektrike apo objekteve të larta, pasi ato rrisin rrezikun e goditjes nga rrufeja.

Qytetarëve u bëhet thirrje të largohen menjëherë nga uji, duke dalë nga pishinat, liqenet apo lumenjtë, të mos përdorin pajisje elektrike të lidhura në prizë gjatë stuhisë dhe të qëndrojnë larg dritareve, dyerve e verandave.

IKSHPK-ja rekomandon gjithashtu që të pritet të paktën 30 minuta pas bubullimës së fundit përpara se të dilet sërish jashtë.

“Mbrojtja fillon me kujdesin tuaj”, thuhet në apelin e institucionit.

Gjatë dy ditëve të fundit, stuhia që goditi Kosovën shkaktoi dëme të mëdha në Istog, Suharekë, Malishevë e qytete të tjera.

Kurti e shënon përvjetorin e opinionit të GJND për Kosovën: Një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e shtetit
Read more

Share Now

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →