Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Incident në Gjakovë, katër persona pengojnë policët – tre në pranga

nga Gentrita Xhemajli10 maj 2026
Incident në Gjakovë, katër persona pengojnë policët – tre në pranga

Katër persona në Gjakovë kanë penguar policën për ta kryer punën e tyre zyrtare.

Në njoftimin e policisë thuhet se tre prej të dyshuarve janë arrestuar, ndërkaq njëri është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Derisa zyrtarët policor kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare katër të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë penguar për ta kryer punën e tyre zyrtare”.

“Tre të dyshuar janë arrestuar, ndërsa i dyshuari i katërt është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas intervistimit tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →