Incidenti në Skenderaj, dy të arrestuar, Prokuroria: Lushtaku dhe një tjetër nuk iu përgjigjën ftesës për intervistim
Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton se lidhur me incidentin nw Skwnderaj, janë ndaluar për 48 orë E.L., dhe B.N., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërsa, sipas prokurorisë S.L., dhe K.H., të dyshuar për rastin, nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim.
“Dy (2) të dyshuar tjerë për këtë rast me iniciale S.L., dhe K.H., deri në këto momente nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim”.
Në cilësinë e viktimave janë intervistuar H.M., dhe B.Z.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se përkitazi me rastin e sotëm në Skënderaj, ku si pasojë e sulmit fizik, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona me iniciale H.M., dhe B.Z., prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka qëndruar gjatë tërë ditës në Skënderaj, ku së bashku me policinë janë mbledhur prova relevante lidhur me rastin.
Po ashtu, janë intervistuar në cilësinë e viktimave H.M., dhe B.Z., pesë (5) dëshmitarë si dhe dy (2) të dyshuar me iniciale E.L., dhe B.N., të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për dyzetë e tetë (48) orë, me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërkaq, dy (2) të dyshuar tjerë për këtë rast me iniciale S.L., dhe K.H., deri në këto momente nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim.











