Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Indi, 42 të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut

nga Xh.D4 korrik 2022

Ekipet e shpëtimit në shtetin verilindor indian të Manipurit po kërkojnë 20 persona të zhdukur. Kjo pas një rrëshqitjeje masive te dheut, ku 42 njerëz kanë vdekur. Zyrtarët thonë se shirat e dendur dhe rrëshqitjet e reja të dheut kanë penguar përpjekjet e shpëtimit.
Rrëshqitja e dheut goditi një kantier ndërtimi hekurudhor të mërkurën. Viktimat ishin kryesisht punëtorë dhe anëtarë të një force vullnetare të Ushtrisë Indiane.
Shirat e Musonit kanë shkaktuar përmbytje të rënda në shtetet verilindore të Indisë, veçanërisht në Assam, Manipur, Meghalaya dhe Tripura.
Ndikimi ka qenë veçanërisht i rëndë në Assam, ku më shumë se 150 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut e miliona janë zhvendosur.
Rrëshqitja e dheut e javës së kaluar, e cila ndodhi në lagjen Noney në Manipur, u shkaktua nga “shirat e pandërprera”, tha një zyrtar qeveritar./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →