RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Inspektohen disa furra të bukës për ngritje të çmimit të bukës

nga Venera Grabanica28 qershor 2022

Në komunën e Gjilanit, inspektorët e tregut në bashkëpunim me inspektorët e metrologjisë dhe inspektorët e tregut në nivel komunal, sot kanë inspektuar disa furra të bukës, me qëllim të verifikimit të çmimeve të bukës.
Inspektorët e tregut kanë verifikuar çmimet, deklaracionin dhe peshën e bukës. Me këtë rast është konstatuar që ka ngritje të çmimit të bukës prej 0.50 € në 0.60 €.
Inspektorët e tregut kanë kërkuar dokumentacionin e nevojshëm për të vlerësuar nëse ngritja është si pasojë e ngritjes së çmimeve të produkteve të tjera si miell, vaj etj, është ngritje artificiale apo të pajustifikueshme.
Pas vlerësimit do të merren masa në pajtim me legjislacionin në fuqi./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →