Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ish-presidenti i SHBA-së në gjendje të rëndë shëndetësore

nga Venera Grabanica18 shkurt 2023
Ish-presidenti i SHBA-së në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do ta kalojë kohën e mbetur në shtëpi me familjen e tij pa ndërhyrje mjekësore shtesë, ka thënë organizata “Carter”, shkruan BBC.
Carter, 98 vjeç, është ish-udhëheqësi më i moshuar i SHBA-së.

Demokrati shërbeu një mandat nga vitet 1977 deri më 1981. Ai u mposht në rizgjedhje nga Ronald Reagani.
Carter ka vuajtur nga probleme shëndetësore së fundmi duke përfshirë një melanoma që u përhap në mëlçi dhe tru.
“Ai ka mbështetjen e plotë të familjes së tij dhe ekipit të tij mjekësor. Familja Carter kërkon privatësi gjatë kësaj kohe dhe është mirënjohëse për shqetësimin e treguar nga admiruesit e tij të shumtë”, ka thënë organizata “Carter” në një deklaratë.
Carteri ka dallimin e të qenit një ish-president i SHBA-së që ishte më aktiv se kushdo tjetër më pas.
ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →