Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Jasharaj: Nesër mos i dërgoni fëmijët në shkollë

nga Kaltrina Berila31 gusht 2022

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se më 1 shtator në rrethana të zakonshme do të kishte fillim të vitit shkollor, por sipas tij, pasi po mungon dialogu me Qeverinë, të enjten punëtorët e arsimit do të jenë në grevë. Dhe greva sipas tij do të vazhdojë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Jasharaj ka thënë se për hir të sigurisë së nxënëseve, ata nuk duhet të dërgohen në shkolla.
“I lus prindërit që për hir të sigurisë së nxënësve, që të mos enden rrugëve të kthehen nga shkolla, të shkojnë në shkollë kot, që fëmijët të rrijnë në shtëpi, prindërit dhe të gjithë njërëzit e vullnetit të mirë të angazhohen që të kemi dialog”, ka thënë Jasharaj.
Ai thotë se kanë pritur dialog nga Qeveria, porse sipas tij, nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.
Mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, punëtorët e administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës, nga 25 gushti kanë hyrë në grevë. Kërkesa kryesore e tyre është ndarja e nga 100 eurove, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →