Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Johnson foli me Zelenskyn për të siguruar pajisje mbrojtëse për forcat ukrainase

nga Xh.D6 mars 2022

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson foli me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në telefon mbi nevojën për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse për forcat ukrainase.
“Udhëheqësit diskutuan nevojat urgjente të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe Kryeministri u zotua të punojë me partnerët për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse”, sipas një zëdhënësi të Downing Street.
Zelensky dhe Johnson diskutuan gjithashtu “përkeqësimin e situatës humanitare” në vend.
Johnson “përshkroi atë që Mbretëria e Bashkuar po bën, si për të ofruar mbështetje humanitare, ashtu edhe për të imponuar kosto ekonomike ndaj Rusisë, të cilat godasin në zemër të makinës së luftës së Putinit.
Kjo përfshin thirrjen ndaj vendeve të tjera për të ndërmarrë veprime të mëtejshme për të hequr Rusinë nga SWIFT.
“Udhëheqësit diskutuan kërcënimin në rritje që sulmet barbare të Rusisë paraqesin për civilët ukrainas dhe kryeministri nënvizoi vendosmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar dështimin e Putinit”, shtoi ai.
Të dy udhëheqësit ranë dakord të vazhdojnë të flasin, tha zëdhënësi./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →