Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Johnson mesazh Putinit: Ukraina nuk është vetëm

nga Kaltrina Berila24 mars 2022

Përveç dyfishimit të ndihmës vdekjeprurëse për Ukrainën, Boris Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar duhet të mbështesë Ukrainën kundër “fqinjës së saj ngacmuese” në afat të gjatë.
“Ky është vetëm fillimi”, thotë ai.
Sipas kryeministrit, Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar më shumë se 1000 individë dhe subjekte ruse deri më tani në sanksionet më të ashpra që Mbretëria e Bashkuar ka vendosur ndonjëherë.
“Mesazhi që Putini mund të marrë është: Ukraina nuk është vetëm. Ne qëndrojmë me popullin e Kievit, Mariupolit, Lviv dhe Donetsk”, thotë ai.
“Siç ka thënë vetë Presidenti Zelensky, populli i Ukrainës duhet të mbizotërojë dhe Putini duhet të dështojë”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →