Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë ndër çiftet simpatike të estradës shqiptare. Ata janë aktivë në rrjete sociale, ku publikojnë pamje nga përditshmëria e tyre.
Kur jemi te rrjetet sociale, sot aktorja shqiptare publikoi një imazh të bukur, në të cilin shihet me vajzën e saj.
“Shume dashni nga ne te dyja”, shkroi artistja krahas imazhit të publikuar në instagram, në të cilin shihet mjaft e lumtur pranë vogëlushes së saj.

Kujtojmë që, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi e kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në shtator të vitit 2019, ndërsa janë bërë prindër të një vajze në qershor të vitit 2020./21Media







